back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMediat e rajonit për sanksionin amerikan për Dialogun Strategjik: Një dush i...

Mediat e rajonit për sanksionin amerikan për Dialogun Strategjik: Një dush i ftohtë për Kurtin

Të ngjajshme

Pezullimi i Dialogut Strategjik me Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat rajonale, nga Bosnja e Hercegovina deri në Kroaci.

Në Bosnjë e Hercegovinë, atje ku prezenca e ambasadave të huaja, sidomos atyre perëndimore është po ashtu shumë e ndjeshme, urdhri amerikan për ngrirjen e Dialogut Strategjik ShBA-Kosovë u raportua si “një dush i ftoftë për Albin Kurtin”.

Media e njohur në BeH, Klix.ba shkroi të premten se dushi i ftohtë për Kurtin erdhi nga amerikanët.

“Një dush i ftohtë për Kurtin erdhi nga amerikanët: Ambasada e SHBA-së njoftoi ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën”, shkruan në titull Klix.ba.

Këtij zhvillimi, në Kroaci pothuajse të gjitha mediat kryesore i kanë kushtuar vend në ballinat e faqeve të tyre.

Prestigjiozja kroate Jutarnji.hr shkruan: “Amerika pezullon dialogun strategjik me Kosovën, ambasada në Prishtinë kritikon Kurtin. Mbërriti Përgjigja”.

Në brendësi të artikullit, Jutarnji e përfshin edhe përgjigjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës, e cila tha të premten se i mirëpret kritikat e aleatëve. Po ashtu, rikujton sanksionet në fuqi nga viti 2023 të Bashkimit Evropian kundër Kosovës.

“BE-ja i ka bërë thirrje Prishtinës të krijojë një Asociacion të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë që të lejojë autonomi më të madhe për serbët. Duke pasur frikë nga një shkëputje, Kurti e hodhi poshtë propozimin dhe në vend të kësaj kërkoi të zvogëlonte autonominë serbe në veri”, shkruan Jutarnji.

Gazeta tjetër kroate, Nacional, në versionin online të saj shkroi për shqetësimin e amerikanëve për zhvillimet në Kosovë që çuan në ndërprerjen e Dialogut Strategjik.

“Amerikanët të shqetësuar e kanë pezulluar dialogun me Kosovën, me pretendimin se veprimet e qeverisë po nxisin paqëndrueshmëri”, shkroi Nacional në një artikull të publikuar të premten.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz