Me një stil të artistit të vërtetë Kushtrim Mehmeti nga Skenderaj la me gojë hapur kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pas rritjes së pagës së tij se gjoja duhet të blejë kravata e këmisha, ishte pikërisht Kushtrimi nga Drenica që i dha një goditje të rëndë me një satirë përqeshëse, ku mblodhi këmisha e kravata për kryeministrin Haradinaj, transmeton Drenica Press.
Ai mblodhi me ndihmën e qytetarëve rreth 300 kravata janë vendosur në rrethojën e Qeverisë së Kosovës nga një grup i qytetarëve dhe organizatorëve të “Beyond the Walls”, si dhuratë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë ka rritur 100 për qind pagën e tij, e që tani e merr 2950 euro, transmeton Drenica Press.
Por ky aksion nuk ju ka ikur as mediave ndërkombëtare. Për Kushtrimin nga Drenica kanë shkruar mediume nga Franca, nga Irlanda e vende tjera ballkanike.
Më poshtë mund të gjeni se çfarë shkruajnë mediat botërore për aksionin e Kushtrim Mehmetit.
Mediumi francez La Croix se “300 kravata i janë dorëzuar kryeministrit të Kosovës pas vendimit për të dyfishuar pagën e vet”.
Ndërkaq, mediumi irlandez Independent.ie, ka shkruar se qindra kravata i janë dorëzuar sot kryeministrit të Kosovës, para objektit të qeverisë në Prishtinë./DRENICA PRESS/





