Media zviceriane: Arrestohet në aeroport reperi Noizy, ishte nisur për koncert
dp

Lexo edheVdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, raportojnë mediat zviceriane.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Kantonale e Zyrihut për median zvicerane Watson.
Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

Lexo edheVdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Noizy pritej të performonte në klubin “Rinora 4” në Rümlang pranë Zyrihut, ku kishte njoftuar një koncert për promovimin e projektit të tij më të fundit muzikor. Por pas ndalimit të tij, organizatorët i kanë hequr të gjitha njoftimet dhe reklamat nga rrjetet sociale.
Deri më tani, Noizy apo përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar arrestimin në Zvicër. /TCh/