BallinaLajmeMedia serbe tregon zgjidhjen e mundshme për Trepçën

Media serbe tregon zgjidhjen e mundshme për Trepçën

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Lidhur me miratimin e të statusit të ri Trepçës në Kuvendin e Kosovës dhe, siç njoftojnë medie serbe, frikës së serbëve në Kosovë për marrjen e saj me dhunë nga shqiptarët, ka folur profesori i Fakultetit Juridik në Mitrovicë, Dushko Çeliq.

Sipas tij, Arbitrazhi Ndërkombëtar do të mund të ishte zgjidhje, porse në këtë rast iniciativa duhet të jetë e aksionarëve të Trepçës.

Çeliq për programin e parë të Radio-Beogradit ka thënë se ka mënyra se si mund të reagojë Serbia pa e paragjykuar statusin e Kosovës.

“Para së gjithash duhet t’i njoftojmë investitorët seriozë në botë se kur bëhet fjalë për pasurinë e Trepçës, bëhet fjalë për një kontest”, ka thënë Çeliq.

“Aty ka punë edhe për shtetin e organet e tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, Arbitrazhi Ndërkombëtar mund të jetë zgjidhje, por shton se fakti se fjala është për çështje statusore, që është para së gjithash çështje politike, mund të shtrohet edhe pyetja se “se cila do të ishte pala pasive legjitime”, përkatësisht se cila palë do të ishte e akuzuara, pasi Serbia s’e njeh shtetin e Kosovës, transmeton kohanet.

“Është mundur që eventualisht aksionarët, si pronarë shumicë të Trepçës, të paraqiten si akuzues”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz