back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaSportMedalja fitohet edhe në këtë mënyrë (foto)

Medalja fitohet edhe në këtë mënyrë (foto)

Të ngjajshme

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e...

Rrihen dhëndri me baballëkun në Istog, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dhëndër dhe...
Boksieri irlandez Majkëll Konlan u eliminua në gjysmëfinale nga rusi Vladimir Nikitin, por në fund nuk doli pa medalje nga Lojërat Olimpike.
Konlan garoi në peshën 56 g dhe paraqitja që ai bëri ndaj rusit nuk i largoi fansat e tij, përkundrazi.

Mëdiat ndërkombëtare shkruajnë se një djalë 5-vjeçar vendosi t’i dhurojë medaljen e tij. Edhe pse jo një medalje ari, për irlandezin ishte medalje ngushëllimi, mbështetjeje.

Veprimi i vogëlushit është treguar nga nëna e tij edhe në “BBC”. Medaljen ai e kishte fituar në një ditë sporti me shkollën në Swords dhe i kërkoi motrës 9 vjeçe që të shkruante letrën.

Letra

“Përshëndetje, Majkëll. Quhem Finn Mc Manus dhe jam 5 vjeç. Pashë ndeshjen tëndenë Rio dhe ti duhet të ishe fituesi sepse je boksieri më i mirë në botë. Dua që ti të marrësh medaljen time, sepse je ti fituesi. Shpresoj që të pëlqejë”, përfundon letrën 5-vjeçarit.

medaglia-khd-U160798452495oz-620x349@Gazzetta-Web_articolo-470x265

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz