Medalistët kosovarë shpërblehen pas suksesit në Taranto 2026

Sportistët që përfaqësuan Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 janë nderuar me mirënjohje dhe shpërblime për rezultatet e arritura në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sportistët kosovarë pas kthimit të tyre në vend dhe i vlerësoi për paraqitjet e tyre, të cilat i sollën Kosovës gjithsej pesë medalje.
Laura Fazliu siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj fituan nga një medalje të bronztë.
Me këto rezultate, përfaqësuesit e Kosovës u rikthyen nga Taranto 2026 me një medalje të argjendtë dhe katër të bronzta, duke shënuar rezultate të rëndësishme për vendin në këtë garë ndërkombëtare.

Lexo edheTrajnerët më të paguar në botë nga shtetet, kjo është rënditja
Për suksesin e tyre, Ministri Blerim Gashani u ndau sportistëve mirënjohje dhe shpërblime, ndërsa u vlerësua edhe puna e trajnerëve, stafit dhe të gjithë ekipit që kontribuoi në përgatitjen dhe paraqitjen e delegacionit të Kosovës.
Këto rezultate i shtohen listës së paraqitjeve të suksesshme të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare, me Kosovën që nga Taranto 2026 u kthye me pesë medalje.














