Një veturë me targa zyrtare 5Z 106 20, është filmuar sot gjatë ditës duke bërë një kundërvajtje në komunikacion.
Përveç se vetura e shtetit po shfrytëzohet jashtë orarit të punës, në ditë vikendi, vetura ka shkaktuar kundërvajtje duke tejkaluar një automjet të rëndë në vijë të plotë.
Nuk është hera e parë që veturat me targa zyrtare shfrytëzohen nga punëtorë të pandershëm për qëllime personale.
Në korrikun e këtij viti, ish-zv.ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni, u shkarkua pikërisht për shkak të gjestit që kishte bërë duke ngritur këmbët përpjetë në makinë zyrtare.