back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme“Më thonë dua bukë, nuk kam”!

“Më thonë dua bukë, nuk kam”!

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Emisioni “Stop” në Tv Klan u ka bërë apel biznesmenëve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Norja në lagjen “Shahinaj” të Shijakut. Kjo familje prej 4 anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme, nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën, ndërsa shtëpia ka përherë lagështirë.

Kryefamiljarja Anila Norja dhe 3 fëmijët e saj jetojnë me 60 mijë Lekë të vjetra në muaj. Anila është ndarë nga bashkëshorti i cili i ka braktisur duke i lënë vetëm.

“Këtu divani kalbet nga lagështira. Kur vjen nata ftohen llamarinat sipër. Nga llamarinat ftohet dhoma sikur të jetë frigorifer. Nuk kam batanijet, nuk kam rroba të vesh fëmijët. Kam shumë borxhe në dyqane. Në verë mbledh manaferra. Në dimër shkoj mbledh gjëra te pylli. Me 60 mijë Lekë në muaj ku të shkoj e ku të mbytem. Vjen fëmija nga shkolla, thotë dua bukë. Çfarë t’i jap? T’i jap duart e mia…”, thotë mes lotësh nëna e 3 fëmijëve shkruan klantv.

Ndërsa fëmijët thonë se kërkojnë kushte si bashkëmoshatarët e tyre. Ata detyrohen që të ecin 20 minuta në këmbë për të mbushur ujë, pasi nuk kanë në shtëpi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz