Feronikeli e mposhti Vushtrrinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në kampionat në epokën post-pandemike.
Djelmoshat e Tovërlanit regjistruan një fitore tejet të rëndësishme, të cilën, ashtu si edhe golat, ia kushtuan futbollistit të tyre, Përparim Islamit, i cili sot e kreu me sukses një operacion pas këputjes së ligamenteve, e që do ta mbajë “Rrukin” jashtë fushave të blerta për afro shtatë muaj, përcjell GazetaBlic.
Gjithsesi, sot, vëmendje në “Rexhep Rexhepi” mori edhe kapiteni i skuadrës, Lapidar Lladrovci. Qendërmbrojtësi realizoi një gol spektakolar me gërshërë, hijeshia e të cilit u shtua për shkak se vulosi fitoren e vendasve.
Ka qenë gazetari kosovar, Arlind Sadiku që përmes profilit zyrtar e ndau këtë gol me ndjekësit e tij.
Për më shumë, shikoni videon:
/GazetaBlic/