Zyra e Kryeministrit të Kosovës, iu ka dërguar mesazh studentëve që kanë përfituar 100 euro nga Qeveria e Kosovës.
“Të dashur studentë, më lejoni të iu uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga ZKM.
Studentët pritet t’i marrin paratë e tyre pak ditë para balotazhit që do të mbahet të dielën më 9 nëntor.
Këto para që do t’iu shpërndahen studentëve, janë parë në publik si blerje votash nga VV. /Lajmi.net/
