BallinaLajmeMe qen nuhatës dhe pajisje profesionale, Dogana e Kosovës zbulon 120 kg...

Me qen nuhatës dhe pajisje profesionale, Dogana e Kosovës zbulon 120 kg kanabis në autobus (VIDEO)

Të ngjajshme

I jepet lamtumira e fundit sot 17-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç, i cili vdiq pas...

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

“3 euro çmimi i naftës”, Arifi shpjegon skenarin që mund ta thellojë krizën

Opinionisti Avni Arifi ka shpjeguar se skenarët e krizës...

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur në orët e hershme të mëngjesit një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, që udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti u shoqërua për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës, të dhuruar nga organizata gjermane GIZ, si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, u zbuluan rreth 120 kilogramë narkotikë të llojit kanabis, transmeton lajmi.net.

VIDEO:

Dogana e Kosovës thekson se ky zbulim është një arritje e rëndësishme në përpjekjet për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Rasti është dorëzuar tek njësitë Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

Ky zbulim vjen vetëm pak javë pas një rasti të ngjashëm, të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Doganat e Kosovës rikujtojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz