BallinaLajme“Më premtuan Çmim Nobel nëse njoh Kosovën, por refuzova”/ Vuçiç: Nuk do...

“Më premtuan Çmim Nobel nëse njoh Kosovën, por refuzova”/ Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët e as kroatët, por…

Të ngjajshme

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka...

Takimi Trump-Xi në maj, presidenti amerikan: Do të jetë një ngjarje monumentale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbajti një fjalim para qytetarëve, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç deklaroi se Serbia është më e përgatitur se më parë për të mbrojtur veten, duke theksuar se nuk ekzistojnë më objektiva të paarritshëm për vendin.

“Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, u shpreh ai, raporton TCH.

“Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk mund të mendojë se do të sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar,” u shpreh ai.

“Ne nuk do të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë,” përfundoi Vuçiç.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Ballkan, ndërsa retorika për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mbetet një temë e ndjeshme në rajon./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz