“Me ngacmoi seksualisht taksisti”, Policia e Drenasit nis hetimet për rastin
BILLI

Lexo edhe100 euro dënim për personat që ndezin fishekzjarrë gjatë festave në Drenas

Të martën, një femër ka raportuar në polici se me datën 2 dhjetor rreth orës 13:00, një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht.
Viktima në polici ka deklaruar se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor.
Lidhur me rastin i cili është hapur në Drenas është informuar edhe prokurori i shtetit.

Lexo edhe100 euro dënim për personat që ndezin fishekzjarrë gjatë festave në Drenas
Njësitet policore janë duke hetuar rastin./IndeksOnline/