back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMë në fund, Vesa publikon momentin krah Mirlindit

Më në fund, Vesa publikon momentin krah Mirlindit

Të ngjajshme

Maqedonci: Trajnimet me partnerët amerikanë forcojnë kapacitetet e FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj...

Theri me thikë gruan dhe të bijën, një muaj paraburgim ndaj prizrenasit

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj burrit që ka...

Araujo ia siguron tri pikë Barcelonës në fundin e ndeshjes

Ronald Araujo shënon gol në sekondat e fundit dhe...

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo mes ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku, ka marrë një zhvillim të ri.

Pak minuta më parë, Vesa publikoi një fotografi që e shfaq Mirlindin më afër se kurrë, në një moment romantik të shoqëruar me një zemër – një gjest që shumëkush e ka interpretuar si konfirmim publik të lidhjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, trajneri i ekipit rus ku luan Daku u citua në disa media teksa deklaronte se çifti janë tashmë të “kurorezuar”, ndonëse ky detaj nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët.

Megjithatë, postimi i fundit i Vesës, i shoqëruar me këtë imazh dhe simbolin e dashurisë, po shihet si shenjë se marrëdhënia mes tyre po ecën drejt një etape më të qëndrueshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz