Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMë në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon

Më në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon

Të ngjajshme

Liverpooli po e transferon yllin e Real Madridit

E ardhmja e Luis Díaz te Liverpool është ende...

Për nesër parashikohet mot jashtëzakonisht i nxehtë

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Behrami: Na ka mbetë veç me dalë jashtë me i mbajtë seancat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,...

Egli habit me postimin e fundit, a është mesazh i koduar për Gjestin?

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Egli Tako ka bërë...

Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo nga Brentford, për një shumë që, sipas ESPN, kap vlerën mbi 70 milionë paund (rreth 94 milionë dollarë).

25-vjeçari kamerunas firmos një kontratë afatgjatë me “Djajtë e Kuq” dhe bëhet përforcimi i dytë i verës, pas afrimit të sulmuesit Matheus Cunha nga Wolves.

Mbeumo pritet të bëjë debutimin e tij gjatë turneut parasezonal të United në Shtetet e Bashkuara, ku skuadra e trajnerit Ruben Amorim do të zhvillojë tri ndeshje miqësore në Chicago, New York dhe Atlanta.

Pas gjashtë sezonesh te Brentford, Mbeumo largohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit, me 70 gola dhe 51 asistime në 242 paraqitje. Gjatë bisedimeve, Brentford kishte bërë të qartë se e vlerësonte Mbeumon më shumë sesa shuma prej 62.5 milionë paund e paguar për Cunha.

Ky transferim është një tjetër sinjal i ambicieve të Manchester United për sezonin e ri, duke përforcuar repartin ofensiv me një lojtar të dëshmuar në Premier League./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit