Më në fund, Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë -detaje
dp

Lexo edhe“Mjekët nuk kanë të drejtë të japin detaje” Pleurat Sejdiu tregon për procedurën hetimore ndaj mjekës: Kush e konstatoi që ka vdekur?

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan, duke dërguar një zyrtar të lartë për një vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit – Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.
Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se është nisur drejt Ballkanit pas bisedimeve në Dayton dhe Washington.
“Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Me padurim pres të forcojmë lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit,” ka shkruar ai, duke iu referuar përvjetorit të Marrëveshjes së Daytonit – marrëveshjes që më 1995 i dha fund luftës në Bosnjë.
I am headed to Bosnia and Herzegovina, Serbia, and Kosovo following productive conversations in Dayton and Washington. It is an important anniversary and pivotal time in the Western Balkans. I look forward to reinforcing ties between the U.S. and countries in the region.

Lexo edhe“Mjekët nuk kanë të drejtë të japin detaje” Pleurat Sejdiu tregon për procedurën hetimore ndaj mjekës: Kush e konstatoi që ka vdekur?
— Senior Bureau Official Brendan Hanrahan (@StateEUR) July 9, 2025