back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMe nderimet më të larta shtetërore, Nexhat Dacit i jepet lamtumira e...

Me nderimet më të larta shtetërore, Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Me nderimet më të larta shtetërore, ish-kryeparlamentari dhe akademiku, Nexhat Daci, është varrosur në varrezat e kryeqytetit në Dragodan, shkruan Reporteri.net.

Daci vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot u mbajtën homazhe në nderim të tij, si dhe një Akademi Përkujtimore.

Presidentja Vjosa Osmani tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë, dijes dhe përgjegjësisë.

“Jemi mbledhur për t’ia dhënë lamtumirën akademik Nexhat Dacit, burrështetas, intelektual i shquar. Ai i shërbeu Kosovës si kryetar i Kuvendit, ushtrues detyre i Presidentit, akademik dhe deputet, duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Në periudha të vështira, ai u rreshtua në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës. Si kryetar Kuvendi, ai kuptonte se demokracia nuk është vetëm procedurë, por edhe kulturë. Ai besonte në dialog, ligj dhe argument. Nuk pranoi kurrë kompromise në dëm të Kosovës. Nexhat Daci nuk ishte vetëm burrështetas, por edhe një njeri i dijes,” tha Osmani.

Në Akademinë Përkujtimore, për nder të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, morën pjesë krerët e shtetit, liderët e parive politike, pjesëtarë dhe miq të familjes Daci dhe shumë personalitet të tjera.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.

Të Fundit

Sport

ShowBiz