Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë filluar udhëtimin drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar masive kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Tashmë disa autobusë janë nisur drejt kryeqytetit, të mbushur me qytetarë që mbajnë pankarta dhe flamuj me mbishkrimin “UÇK”, ndërsa gjatë rrugës po dëgjohen këngë patriotike, raporton lajmi.net
Protesta, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pritet të fillojë në orën 17:00 në Prishtinë.
Ajo vjen pas reagimeve të shumta ndaj proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Pjesëmarrësit e protestës kërkojnë drejtësi dhe transparencë në procesin gjyqësor.
Organizatorët kanë kërkuar që protesta të jetë paqësore dhe dinjitoze, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive./Lajmi.net/