BallinaLajme“Më heq trurin, vdes për brekët”, si e pësoi mjeku nga Shqipëria...

“Më heq trurin, vdes për brekët”, si e pësoi mjeku nga Shqipëria që i kërkoi favore seksuale një gruaje

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase.

Ndërkohë pak minuta pas transmetimit të emisionit, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor njoftoi lirimin e menjëhershëm nga detyra për mjekun Sinan M, të Qendrës Shëndetësore nr 10.

Kjo masë erdhi për shkelje të rëndë të etikës profesionale, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës.

Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të institucionit. Një qytetare iu drejtua fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të disa shqetësimeve, ku takoi doktorin në fjalë, i cili e ftoi në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë.

Në vizitën e parë, doktori u tregua i afërt, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën. Në vizitën e dytë, ai vazhdoi me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.

Në vizitën e tretë, sjellja e tij u kthye në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur. Doktori i bëri komente me përmbajtje erotike, e ngacmoi fizikisht, i bëri ftesa seksuale, duke u zhveshur në zyrën e shtetit.

youtube.com/watch?v=turrmRd6PK4&feature=emb_err_woyt

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz