back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeMe Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhikun

Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhikun

Të ngjajshme

Gol pas goli, Bayerni rikthen epërsinë

Bayerni ka rikthyer përsëri epërsinë ndaj Dortmundit. Ishte Joshua Kimmich,...

Netanyahu, për Khamenein: Ka shenja në rritje që tregojnë se ky diktator ka vdekur

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka komentuar sulmin ndaj...

Deputeti i VV-së: Nëse PDK e ka kandidatin e saj, edhe VV do ta propozojë të vetin

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka reaguar pas takimit...

Kryeministri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit, merr vesh Gazeta Express.

Kurti u takua sot për herë të dytë në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Pas takimit u bë e ditur se nuk pati marrëveshje.

Hamza tha se PDK-ja ofroi një mundësi të fundit “për t’i shmangur zgjedhjet e re”. Tha se kërkoi që president i vendit të zgjidhet dikush i propozuar nga kjo parti.

Kurti, ndërkaq, tha pas takimit se “kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake” për president.

Ky takim do të vijë fiks një javë pasi ata ishin takuar për herë të parë në Kuvend për çështjen e Presidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz