back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeMe fotografi në duar gruaja i jep lamtumirën e fundit Qerim Kelmendit

Me fotografi në duar gruaja i jep lamtumirën e fundit Qerim Kelmendit

Të ngjajshme

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Arjeta Kelmendi, gruaja e ish-luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendit, me fotografi të tij në dorë i dha lamtumirën e fundit, shkruan IndeksOnline.

Gjatë gjithë ceremonisë së varrimit të Kelmendit, gruaja Arjeta, është parë duke mbajtur fotografinë e bashkëshortit të saj, i cili u vra mëngjesin e së enjtës.

Kelmendi u arros sot me nderime shtetërore, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan.

Me këtë rast ka folur edhe Osman Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, i cili tha se jetën ia ndërprenë dhe se ne familja do të marrin vetëm dhimbjen.

“Faleminderit për dhimbjen që po ndajmë bashkë, faleminderit për rreshtimin që po i bëhet vëllait tonë sot në krah të pushkëve çlirimtare të atdheut! Titulli i vetëm që ai e dëshiroi gjithë jetën e tij, dhe e mëshiroi me gjithë përkushtimin e tij. Era e xhaxhit, nga sot do të dua edhe unë si shokët e babit, edhe pse ata janë shokë dhe vetëm të tillë, dhe dinë të duan me zemrën e atdheut. Ti do të jesh pengu ynë, ylli unë i familjes. Qerim vëlla, rrugën tënde të jetës ta ndërprenë, kjo është humbje që ne nuk e deshëm. Nga kjo, ne familja do të marrim vetëm dhimbjen”, tha ai.

Qerim Kelmendi pas ka lënë gruan dhe një vajzë. /IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz