Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli ka dal sot për të parë nga afër punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Ndonëse punimet janë zgjatur shumë dhe ndryshimet janë të pakta, Havolli është krenuar për punën.
“Prej punishtes në ‘Rexhep Luci’ me një gjelbërim të mrekullueshëm, tash shkojmë në punishten tjetër në lagjen Aktash”, ka thënë Havolli në një video publikuar në rrjetin social Facebook.
Përveç punimeve që zor vërehen, vëmendjen e merr bluza që ka veshur Sokol Havolli, e markës “Diesel” e që kap vlerën e rreth 200 eurove.
Gjatë karrierës së tij, Havolli nuk ka lënë post pa e provuar, duke filluar nga këshilltar në qeverisjen e LDK-së, pastaj si zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës, pastaj kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Prishtina Parking” e tani edhe si drejtor i Infrastrukturës në kryeqytet. /Lajmi.net/
Video: