back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajme“Me bashkëshorten u njoha në Prishtinë, ishte gazetare” – Kurti flet për...

“Me bashkëshorten u njoha në Prishtinë, ishte gazetare” – Kurti flet për familjen

Të ngjajshme

U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas...

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u...

Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në “FaxNews”, ka folur për jetën e tij personale dhe lidhjen që ka me vajzën e tij.

Kurti shprehet se vajza e tij ka ardhur në jetë në vitin 2014, në kohën kur ai ka qenë i arrestuar disa herë.

Gjithashtu Kurti ka folur edhe si e ka njohur bashkëshorten e tij. Ai thekson se vajza dhe gruaja e tij kalojnë kohë edhe në Kosovë dhe në Norvegji.

“Në vitin 2014 ka lindur vajza ime dhe unë jam arrestuar disa herë dhe përdorimi i gazit lotsjellës i përdorur nga policia në protesta, është bërë pikërisht në kohën kur vajza ime ishte 1 vjeç e gjysmë. Nuk mendoj se rrethanat familjare më kanë ndryshuar në këtë aspekt. Sigurisht, nuk jam i njëjti si me familja dhe si pa familje. Për sa i përket bindjeve të mia politike dhe veprimeve që ndërmarrë, nuk kanë dallime.

Me bashkëshorten time jam njohur në Prishtinë, ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji. Vajza dhe bashkëshortja kalojnë kohë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, ne gjatë verës shkojmë më shumë në Norvegji.

Gruaja ime ka familjen atje dhe natyrisht unë do jem përgjegjës para qytetarëve të Kosovës, por kjo s’do të thotë që unë s’do shkoj asnjëherë në Norvegji“, shprehet Albin Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz