back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajme“Me Albinin përpara na priftë e mbara”, ish kandidati i VV-së për...

“Me Albinin përpara na priftë e mbara”, ish kandidati i VV-së për deputet merr licencë për tregti me energji

Të ngjajshme

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Erzren Krasniqi, tashmë është licencuar nga ZRRE për tregti me energji elektrike, shkruan Gazeta Express.

Sipas të dhënave që gjenden në ARBK, Krasniqi shihet që e ka themeluar kompaninë e tij më 24 prill 2025 dhe se është punëtori i vetëm që ka kompania e quajtur “Energy For Change L.L.C.”, raporton Express.

Aktiviteti kryesor i kompanisë së Krasniqit është tregtia me energji elektrike.

Në vitin 2017, Krasniqi kishte kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numrin 108. Siç bëhej e ditur në faqen e LVV-së, ai kishte punuar në KEDS në periudhën 2014-2016, derisa në LVV ishte anëtarësuar për herë të parë në vitin 2015 si ekspert në fushën e energjetikës.

Krasniqi e ka përkrahur Kurtin edhe pas vitit 2017. Në vitin 2020 ai kishte shkruar në profilin e tij “Me Albinin përpara na priftë e mbara”.

Në ARBK, Erzen Krasniqi figuron edhe si bashkëpronar i kompanisë “Solar2 Group”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz