Në Republikën Popullore të Kinës më datë 4-5 shtator do të mbahet Samiti i Liderëve të G-20. Sipas të dhënave të ueb faqes zyrtare të G-20-së edicioni i 11-të i takimeve të rregullta ku do të marrin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të G-20, shtetet të cilat përfaqësojnë 20 ekonomitë më të mëdha në botë do të mbahet nën patronazhin e Kinës në qytetin Hangzhou.
Në samit do të diskutohen temat si, rishqyrtimi i punimeve të ndërmarra në lidhje me qëllimet për zhvillim të fuqishëm, qëndrueshmëri të balancuar dhe gjithëpërfshirëse, përforcimn e tregtisë ndërkombëtare, paqja globale si dhe çështja e terrorizmit dhe kriza e refugjatëve të cilët drejtpërdrejtë ndikojnë në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.