back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMë 16 maj fillon Ramazani, në këtë orë do të jetë syfyri...

Më 16 maj fillon Ramazani, në këtë orë do të jetë syfyri dhe iftari i parë

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Por, ky muaj është shumë më tepër se thejsht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur’anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.

Dihet se tani kanë mbetur më pak se një muaj kur do të startohet me këtë muaj. Pra, siç edhe ishte raportuar më herët Ramazani fillon me 16 maj (ditë e mërkure)

“Indeksonline” ka sigurar fotografi ku mund të shikoni orarin e plotë të vaktev siç njihet ndryshe nga besimtarët myslimanë si “Syfyri”, “Iftari” dhe disa të tjera.

Mirëpo, theksojmë se gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të Premte ( E xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.

Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr ( ditën e martë ) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bije e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.
Më poshtë shikoni takvimin :

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz