back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeMbytet 70-vjeçarja në Velipojë. Pushuesit tentojnë ta rikthejnë në jetë. Pamjet tronditëse

Mbytet 70-vjeçarja në Velipojë. Pushuesit tentojnë ta rikthejnë në jetë. Pamjet tronditëse

Të ngjajshme

- Advertisement -

Një e moshuar rreth 70 vjeçe është mbytur në det në plazhin “Ada” në Velipojë. Dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

- Advertisement -

Ndonëse jo në territorin e tyre, vrojtuesit e një resorti privat i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Por pushuesit kanë deklaruar se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha.

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duken njerëz të shumtë të mbledhur dhe e moshuara që nxiret nga uji. Pushuesit duken të tronditur dhe dëgjohen thirrjet e disa grave. Për disa çaste ata i bëjnë masazh zemre por pa mundur ta rikthejnë në jetë gruan.

Sipas të dhënave pushuesit kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe jo qendrën Shëndetësore në Velipojë, çka ka sjellë dhe vonesën e ambulancës. Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia e Shkodrës./BalkanWeb/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz