Mbyllja e qeverisë amerikane, Rubio nuk do të marrë pjesë më në bisedimet për Gazën
dp

Lexo edheKomisioni Evropian propozon rritjen e tarifave për importin e çelikut

Sekretari i shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ishte paraparë të merrte pjesë në një takim në Paris nesër për të diskutuar tranzicionin pas luftës në Gaza.
Megjithatë, burime diplomatike kanë thënë që Rubio nuk do të marrë pjesë më për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane, raporton SkyNews.
Por Uashingtoni pritet të përfaqësohet ende në bisedime, megjithëse nuk është e qartë se kush do të jetë atje në mungesë të Rubios.

Lexo edheKomisioni Evropian propozon rritjen e tarifave për importin e çelikut
Një burim diplomatik evropian ka thënë se ishte jetike që SHBA-të të merrnin pjesë, sepse asgjë nuk mund të ecte përpara pa kontributin e Shtëpisë së Bardhë.