back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Mbyllet një klinikë në veri, inspektorati gjen mangësi të rënda dhe rrezik...

​Mbyllet një klinikë në veri, inspektorati gjen mangësi të rënda dhe rrezik për pacientët

Të ngjajshme

Ky është koloneli i Policisë i arrestuar sot, dyshohet për detyrim dhe shmangie nga tatimi

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, është arrestuar...

Sami Lushtaku shpreh përkrahje për protestën

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur përkrahjen e...

Bora vishet me fustan të bardhë, mahnitë me pamjen

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet...

Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Mitrovicën Veriore, në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndërmarrë masa ndaj një klinike private me licencë, duke e mbyllur përkohësisht atë pas një inspektimi të detajuar në terren.

Gjatë kontrollit, janë identifikuar dhe larguar rreth 30 produkte mjekësore me afat të skaduar, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e pacientëve.

Po ashtu, janë konstatuar parregullsi në sistemin e ventilimit, si dhe mospërputhje në dokumentacion, përfshirë mungesën e noterizimit të disa dokumenteve të rëndësishme, gjë që përbën shkelje të standardeve profesionale dhe ligjore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nesër do të dalin në terren edhe Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor, për të kryer asgjësimin e artikujve të dyshimtë dhe për të thelluar hetimet rreth funksionimit të klinikës.

Ndërkohë, vijon procedura e rregullt administrative për marrjen e masave ndëshkuese, që përfshijnë edhe pezullimin e mundshëm të licencës, deri në përmirësimin e të gjitha mangësive të evidentuara.

Autoritetet lokale kanë theksuar se veprime të tilla janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në shërbimet shëndetësore që u ofrohen qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit