back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100...

Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

Të ngjajshme

Legjenda e Serie A-së merr drejtimin e Baselit

Baseli ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Stephan...

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë.

Demokracia.com ka mësuar se aksioni është zhvilluar për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe fshehjen e këtij produkti nga raftet e marketeve, me arsyetimin se mungon.

Sipas burimeve të Demokracia.com brenda policisë, depoja e “Viva Fresh Store” në Çagllavicë është mbyllur për afat të pacaktuar dhe lënda ka shkuar në gjykatë.

“E kanë mbyllur në afat të pacaktuar depon e ‘Viva Fresh Store’. Në vendin e ngjarjes ka qenë kryeinspektorja e tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lebibe Haliti”, kanë thënë këto burime për Demokracia.com.

Tutje bëhet e ditur se gjatë inspektimit në këtë depo janë gjetur stoqe pa mbulueshmëri me dokumente dhe çmime në shpërputhje me rregullat e tregut.

“Në stoqet e depos së Viva Fresh Store janë gjetur 100 mijë litra vaj, të cilat dyshohet se janë fshehur qëllimisht dhe nuk janë hedhur në treg”, thonë tutje burimet policore të Demokracia.com.

Aksioni është zhvilluar nga ora 18:00 deri në orën 21:45.

Të Fundit

Sport

ShowBiz