BallinaJetëMbroni familjen tuaj nga gripi me anë të këtyre metodave

Mbroni familjen tuaj nga gripi me anë të këtyre metodave

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...
Gjatë stinës së dimrit në qarkullim kemi dhe shumë viroza të cilat janë kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore.

Sëmundja më e rëndësishme për këtë sezon ështeë gripi i cili e ka fillimin në fund të nëntorit, pikun në janar- shkurt.

Në vijim ju prezantojmë disa këshilla si të mbroni familjen tuaj nga gripi.

– Pastrojeni lavamanin në banjë, sepse është një prej vendeve kryesore prej nga përhapet gripi, andaj, përpiquni që ta dezinfektoni atë.

– Po ashtu është e rëndësishme që brushat familjare të dhëmbëve të mos i mbani në të njëjtin vend – që të mos vije deri të kontaminimi i ndërsjellë. Madje, do të ishte mirë që edhe pastën e dhëmbëve ta keni të veçantë.

– Po ashtu është me rëndësi që brushën tuaj të dhëmbëve të ndërroni apo të përvëloni, porsa ta keni kaluar gripin.

– Shfrytëzojeni preparatet për pastrim, të cilat njëkohësisht bëjnë edhe dezinfektimin e hapësirë, që bacilet të mos përhapen.

– Dezinfektoni gjësendet që i përdorni shpesh, siç janë tele-pilotët, tastierat e kompjuterit, telefonat celularë – sidomos pasi të keni kaluar gripin.

– Lajini rregullisht peshqirët dhe mbulesat e shtratit – që mund të jenë përplot bacile të njerëzve të sëmurë.

– Nëse partneri juaj është i sëmurë, më se miri do të ishte të mos flini bashkë disa ditë – derisa të kalojë rreziku nga gripi.

– Gjatë pastrimit në shtëpi, shfrytëzoni pecetat për një përdorim – ndërsa nëse e shfrytëzoni sfungjerin – enët duhet t’i shpërlani rregullisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz