back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeMbrojtja: Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte...

Mbrojtja: Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte vetëm 29 vjeç t’i ketë gënjyer SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar e fuqi të tjera?

Të ngjajshme

Haziri: LDK-ja s’ka marrë akoma vendim për Shefin e Grupit Parlamentar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Orban: BE-ja dhe Ukraina i kanë “shpallur luftë” Hungarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pohuar se Brukseli dhe...

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

Mbrojtësja e Thaçit, Nina Tavakoli, foli për pretendimin e ZPS-së se Qeveria e përkohshme u përdor si mjet nga të akuzuarit për të ekuekutuar “një plan të përbashkët kriminal”.

Ajo tha se janë disa faktorë që rrëzojnë këtë pretendim. E para, ekzekutivi përbëhej nga shumë parti, kishte mbështetje ndërkombëtare dhe Qeveria “nuk ishte një mekanizëm pushteti”.

“Krijimi i sa u mbështet nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera, si mënyrë për të unifikuar shqiptarët e Kosovës. Kjo mbështetje ndërkombëtare ngre dyshime se ajo u krijua si shtysë për të ekzekutuar një plan të përbashkët kriminal nga të akuzuarit për të marrë nën kontroll Kosovën”, tha ajo, duke shtuar se kjo mund të qëndrojë vetëm nëse ZPS-ja pretendon se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa ishte në mbështetje të një plani të tillë kriminal.

“Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte vetëm 29 vjeç atëherë t’i ketë gënjyer ata. Sipas kësaj, qeveria e përkohshme ka qenë një prej përpjekjeve. Thaçi ka mbajtur pozicioni e kryeministrit por çfarë kompetencë reale kishte ai që të realizonte një plan të përbashkët për të pasur kontroll mbi Kosovën, atëkohë kur komuniteti ndërkombëtar s’e njihte një pozicion të tillë. Ai s’mund ti dërgonte as një letër UNMIK-ut në atë pozicion që kishte, sepse këto letra ia kanë kthyer mbi bazën e një politike zyrtare. Siç ka dëshmuar Duncan ai s’mund ta nënshkruante marrëveshjen për demitralizimin e UÇK-së duke përdorur titullin e kryeministri sepse nuk e pranonin dhe s’ishin të gatshëm të njihnin Kosovën e atë si udhëheqës të Kosovës. Pra një titull për një shtet që s’ekzistonte fare. ZPS-ja pretendon se Thaçi ka bërë emërime politike. Megjithatë ZPS-ja nuk ka vërtetuar përtej dyshimi të arsyeshëm që ai personalisht ka nxjerrë ligje dhe dekrete të Qeverisë së përkohshme të qeverisë civile.Në paragrafin 44 të dosjes së ZPS, ZPS i referohet dokumenteve shtesë të atyre që janë elaboruar. Këto dokumente të reja në thojza nuk e qojnë Prokurorinë asgjëkundi”,deklaroi ajo.

“Kryeministër ishte një titull, nuk ishte shtysë përmes së cilës Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale [term që ZPS-ja përdor në aktakuzë për t’iu referuar të akuzuarve dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së] mund të jetësohej”, tha ajo.

Tavakoli tha se fillimisht, në ditët e para të UNMIK-ut, Thaçi kishte konkurruar me këtë institucion për pushtet, por më pas e pranoi autoritetin e kësaj administrate dhe bashkëpunoi me të.

Ajo ngriti pyetjen se si Thaçi synonte të merrte nën kontroll Kosovën, kur ai ishte pajtuar për çarmatosjen e UÇK-së, pranoi të bashkëpunonte me UNMIK-un, kishte pranuar humbjen në zgjedhje pasluftës deri më 2007, kur i fitoi ato.

Aktualisht, seanca është në pushimin e drekës./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz