Në Speciale është duke vazhduar deklarimi përmbyllës nga avoakti i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq.
Misetiq pak më parë është deklaruar edhe në lidhje me një provë që Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përdorur si dëshmi për të ngritur akuza ndaj ish-presidentit dhe të tjerëve në Hagë.
Siç thotë Mishetiq, Prokuroria në Hagë ka pretenduar se Gjergj Dedaj kishte pësuar sulm nga të akuzuarit në Qirez.
Megjithatë, avokati ka shfaqur provat se për mavijosje që Prokuroria ka pretenduar se Dedaj e pësoi nga ushtarë të UÇK-së, ishte thjeshtë hije e pajisjeve në dhomën ku po mbahej një takim.
“Atë që ZPS-ja përpiqet ta qes si mavijosje, ishte një hije nga kamerat. Ka edhe prova për këtë pikë. Siç e tha vetë dëshmitari video që ka treguar mbrojtja tregon se dora ishte e bardhë si bora. ZPS e dinë se kjo e deskrediton sa i përkiste çështjes së Qirezit. Duke folur për impaktin e viktimës në lidhje me ngjarjet e Qirezit, ZPS vazhdon të citoj deklaratën për EULEX-in, por ka ndryshuar këtë pretendim duke thënë se tani Dedaj ka dhimbje kronike dhe humbje të dëgjimit, e që janë lëndime të cilat nuk janë të dukshme e që mund të hidhen poshtë. Kurse kanë hedhur poshtë atë se vuan nga dhimbja e krahut e tek duart. Sepse video e deskrediton deklaratën e 2014 të Dedajt. Fakti se Dedaj ka tërhequr deklaratë e dhënë për EULEX-in. Ai nuk është gjuajtur dhe goditur siç ka thënë për EULEX-in më 2014, që e pranon tani ZPS-ja. Kjo ngreh dyshime për vërtetësinë e deklaratës së tij”,deklaroi Misetiq.
Misetiq po ashtu tha se rrëfimi i ZPS-së në lidhje me torturën s’ka mbështetje dhe s’është aprovuar./Lajmi.net/

