back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportMbrojtësi i Kosovës transferohet në Rusi (FOTO)

Mbrojtësi i Kosovës transferohet në Rusi (FOTO)

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

E kryer, Bajram Jashanica do të vijojë karrierën në kampionatin rus dhe gjasat janë që klubi i tij i ri do të jetë Akhmat Grozni.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit korçar treguan dje se drejtuesit e Skënderbeut kanë pranuar ofertën e ardhur për mbrojtësin dhe janë gati ta lënë të lirë në janar.

Ajo që Skënderbeu po mundohet të mbajë të fshehtë është emri i klubit që ka bërë marrëveshje paraprake, por gazeta mëson se është e sigurt që e ardhmja e mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës është Rusia.

Lidhjet e menaxherëve që bashkëpunojnë me Skënderbeun janë më shumë me klube si Anzhi dhe Akhmat Grozni. Te ky i fundit bëjnë pjesë Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.

Të njëjtat burime i treguan gazetës se rusët i kanë bërë një ofertë të shkëlqyer Skënderbeut, që mendohet se është 400 mijë dollarë. Edhe vetë Jashanica në daljet e fundit ka pranuar se në janar do të largohet nga Skënderbeu.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit, me 27-vjeçarin që po kalon një formë të shkëlqyer.

Jashanica luan sezonin e tij të katërt në Korçë, ndërsa ka debutuar në kampionatin shqiptar me Besën e Kavajës në vitin 2013.

Të Fundit

Sport

ShowBiz