BallinaSportMbrojtës i Liverpoolit më i shtrenjtë se krejt buxheti i Kosovës për...

Mbrojtës i Liverpoolit më i shtrenjtë se krejt buxheti i Kosovës për mbrojtje

Të ngjajshme

Njohësi i çështjeve politike, njëherësh drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi ka bërë një krahasim mjaft interesant.

Në Facebook, ai ka krahasuar tërë buxhetin e Kosovës për mbrojtje me çmimin e një mbrojtësi të ekipit anglez Liverpool.

Ai ka përmendur çmimin e lartë prej 85 milionëve eurove të mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, transmeton Periskopi.

Ky çmim është shumë më i lartë se krejt buxheti i Kosovës për mbrojtje, që arrin shumën e 53 milion eurove.

“85 mil.€ një mbrojtës i Liverpool. 53.7 mil.€ buxheti i Kosovës për mbrojtje”, shkruan Demi në Facebook.

Shpeshherë ka pasur kritika të shumta për buxhetin e ulët të Kosovës për mbrojtje.

Për vitin 2018, Qeveria ka ndarë një buxhet prej 54 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky buxhet është vetëm 3 milion më i lartë se buxheti i vitit të shkuar, ndonëse për çdo vit parashihet një rritje prej 5 milionë.

Buxheti i FSK’së për vitin 2017 ka qenë diku 51 milionë e 35 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz