back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMbresëlënëse/ Kur oficeri i NATO’s u jep 30 minuta afat forcave serbe...

Mbresëlënëse/ Kur oficeri i NATO’s u jep 30 minuta afat forcave serbe për t’u larguar

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Kosova është duke shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj, përkatësisht futjes së forcave të NATO-s në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Një veprim i tillë i aleatëve, kishte ardhur pas sulmeve ndaj caqeve serbe, sulme që kishin zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe luftës së UÇK-së, të cilat kishin sjellë edhe atë që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Kështu, për të kujtuar këtë ditë të shënuar, këto ditë në Kosovë kanë ardhur edhe njerëzit kryesorë që kishin marrë një vendim të tillë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ish-shefi i NATO-s, Ëesley Clark dhe jo vetëm.

Dhe kur flasim për ato ditë, nuk mund të harrojmë edhe momentin kur një oficer i NATO-s u kishte dhënë 30 minuta afat, forcave serbe për t’u larguar nga Prizreni.

Bëhet fjalë për një video të publikuar në rrjetet sociale, ku thuhet se shihet momenti i futjes së forcave të NATO-s në Prizren – më 13 qershor 1999.

Siç shihet aty, në një moment, një ushtar, me gjasë ndonjë oficer gjerman i NATO-s u jep afat forcave serbe që të largohen nga Prizreni.

Dhe afati për largim nuk është hiq më i gjatë se 30 minuta.

Madje, pas një bisede, ai ua rikujton atyre se “tanimë u kanë mbetur vetëm edhe 28 minuta”. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz