back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMblidhet Kryesia e PDK-së, Enver Hoxhaj tregon a do të ketë shkarkime...

Mblidhet Kryesia e PDK-së, Enver Hoxhaj tregon a do të ketë shkarkime në parti

Të ngjajshme

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Numërimi mbrapsht ka nisur, Gjesti zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është deklaruar para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se kjo është një mbledhje e rregullt ku do të diskutohet se si do të veprojë PDK-ja në opozitë.
“Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor dhe se si të sillemi si opozitë. Çfarë qëndrimi do të ketë PDK-ja në opozitë. Ju i keni parë ato 10 qëndrime që i kam plasur dje para z.Kurtit. Qëndrimet e tilla do të diskutohen në Kryesi dhe në Këshill të Përgjithshëm”, ka thënë ai.

Më tutje Hoxhaj ka thënë që nuk do të diskutohet për shkarkimin e kryesisë së PDK-së ashtu siç është pohuar këto ditë në media.

“Po ju them me sinqeritetin më të madh se nuk ka asgjë tjetër. Ju mund të qëndroni tërë ditën, mund të ju sjell edhe nga një kafe apo çaj si Boris Johnson por kjo është. Nuk është temë diskutimi shkarkimi i Kryesisë. S’kam qa me ju thanë më shumë. Unë jam që 20 vjet në politik. Kjo është një mbledhje e rregullt e ftuar për tema që janë aktuale, për një parti që ka qenë gjatë në udhëheqësi dhe që tash ka mbet në opozitë”, ka thënë ai.

“Pas ngritjes së aktakuzës për kryetarin Veseli dhe për presidentin Thaçi, ka pasur mbledhje dhe kandidatura ime është caktuar në këto zgjedhje”, ka thënë ai për fund. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz