Mblidhet kryesia e Kuvendit për caktimin e seancës për formimin e Qeverisë
03

Lexo edhe16 të vdekur me koronavirus në Kosovë, janë nga këto vende

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur para pak minutave, raporton Gazeta Express.
Nga Kuvendi i Kosovës kanë bërë të ditur se në rend të ditës do të jetë kërkesa e 52 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Mbledhja e kryesisë do të mbahet në sallën C-301.
Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryeministër të ardhshëm të vendit Albin Kurtin, liderin e saj.

Lexo edhe16 të vdekur me koronavirus në Kosovë, janë nga këto vende
Ky subjekt politik i ka kthyer letrën Glauk Konjufcës, ushtruesit të detyrës së presidentit.
Ndërsa, rreth orës 17:00 është paralajmëruar seanca ku do të votohet Qeveria Kurti.