back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeMbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, u diskutua edhe për...

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, u diskutua edhe për Kosovën

Të ngjajshme

Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është ndonjë gjë e madhe

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur...

Kosova nis ndihmë humanitare për Gazën, vlera 500 mijë euro

Anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së...

KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike shkak i punimeve

KEDS ka njoftuar për reduktimet e planifikuara të energjisë...

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiq të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti serb Vuciq, ndërsa në të merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Djuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i shërbimeve sekrete serbe, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Tema qendrore te takimeve kane qene dhe situata ne Kosove dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe Republikën Srpska.

Gazetarja Ardita Behluli ka folur për këtë mbledhje, duke thënë se nuk pati ndonjë deklaratë publike të presidentit serb pas takimit.

“Nuk pati një deklaratë publike, por presidenti [Aleksandër] Vuçiq dha vetëm një përgjigje të shkurtër përmes një postimi, ku ka thënë se ‘ia kam kushtuar jetën Serbisë dhe se bashku do ta mposhtim edhe këtë të keqe’”, ka thënë Behluli në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Ndërkohë, pati një deklaratë publike drejtpërdrejt nga policia, e cila konfirmoi se në takimin e sotëm temat që janë diskutuar ishin: situata e sigurisë në vend, situata në Kosovë, në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Republikën Srpska”.

“Këto ishin temat që janë shtjelluar sot në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

Behluli vuri në pah se për dallim nga seancat e tjera, nuk ka pasur një raport publik mbi këtë të fundit.

“Kjo është shumë interesante. Zakonisht shohim një raport publik që bëhet pas seancave, e kësaj here nuk kemi diçka konkrete, vetëm se është konfirmuar për temat që janë shtjelluar sot në takimin e përbashkët me përfaqësues të institucioneve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare”.

“Duket që gjërat kanë filluar të bëhen më agresive,” ka shtuar Behluli duke krahasuar protestat e fundit me ato të mëparshmet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz