back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeMbledhja e GUXO-s: Gërvalla në vijë me Kurtin, kundër mandatit të dytë...

Mbledhja e GUXO-s: Gërvalla në vijë me Kurtin, kundër mandatit të dytë të Osmanit

Të ngjajshme

Eman Rrahmani: Albin Kurti dhe LVV synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani ka thënë se kryeministri...

Lladrovci: Krenar për Policinë tonë, krenar për rezultatet e punës sonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në...

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së, ndaj Elbert Krasniqit

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë ankesën e Lidhjes Demokratike...

Partia GUXO ka mbajtur mbrëmë mbledhje, ku sipas burimeve të Sinjalit, është diskutuar edhe qëndrimi ndaj një mandati të dytë për presidenten Vjosa Osmani.

Burimet e Nacionales bëjnë të ditur se Donika Gërvalla, është një nga kundërshtaret më të mëdha të Vjosa Osmanit për rizgjedhje.

Gërvalla në këtë kundërshtim nuk është vetëm: e pajtimit me të është hiç më pak se Albin Kurti.

Ky zhvillim shënon një kthesë të fortë politike, pasi vetëm disa muaj më parë Gërvalla fliste në superlativ për presidenten dhe madje ngrinte pyetje akuzuese ndaj opozitës se si do të mund ta arsyetonin ata mosvotimin ndaj saj.

Megjithatë, javët e fundit ajo ka heshtur për këtë temë. Gërvalla ka refuzuar të japë qëndrim për gazetarët kur është pyetur drejtpërdrejt për Osmanin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz