back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSport“Mbingarkesë” talentesh, Kosova dërgon edhe Bersant Celinën te U-21

“Mbingarkesë” talentesh, Kosova dërgon edhe Bersant Celinën te U-21

Të ngjajshme

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Shumëkush ka mbetur i çuditur sot kur ka parë listën e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen kundër Turqisë, pasi në listë mungonin disa emra lojtarësh të talentuar të cilët zakonisht ishin grumbulluar me këtë përfaqësuese dhe disa prej tyre kishin luajtur rregullisht në fushën e lojës.

Trajneri Bunjaki bëri të ditur se disa prej tyre do të bëheshin pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës për ndeshjen që ajo luan kundër Norvegjisë, pasi me Kombëtaren A do ta kishin të pamundur të gjenin hapësira.

Ajo që bie në sy është se një prej emrave që kanë kaluar te U-21 është edhe sulmuesi i talentuar Bersant Celina, ndër të parët që iu bashkua projektit të Bunjakit, por që me sa duket detyrohet t’u bëjë vend emrave më të njohur dhe për të luajtur rregullisht do t’u bashkohet Shpresave.

Lista e Kosovës

Visar Beka, Ardit Nika, Betim Halimi, Kamer Krasniqi, Ardian Ismajli, Drilon Tejeci, Rron Statovci, Arian Kabashi, Besfort Kolgeci, Rron Broja, Albert Dabiqaj, Kushtrim Shabani, Ylber Maloku, Florent Hasani, Almir Ajzeraj, Bersant Celina, Adenis Shala, Mendurim Hoti, Ardit Gashi, Valmir Sulejmani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz