BallinaMbi njëqind veta tentuan regjistrimin në UP nëpërmjet falsifikimeve

Mbi njëqind veta tentuan regjistrimin në UP nëpërmjet falsifikimeve

Mbi njëqind maturantë kanë tentuar që të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës, këtë vit akademik, nëpërmjet falsifikimit të pikëve nga shkollimi i mesëm.

Kjo gjë ka ndodhur në së paku njëmbëdhjetë fakultete, nga trembëdhjetë sa janë në kuadër të UP-së, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore”, brenda universitetit.

Dy fakultetet e vetme ku nuk ka pasur raste të falsifikimit të pikëve, me qëllim të regjistrimit në UP janë Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe Fakulteti i Mjekësisë, ndonëse aty viteve të kaluara ka pasur raste kur kandidatët kanë falsifikuar edhe përkatësinë etnike, vetëm sa për t’u regjistruar në Mjekësi.

Drejtuesit e UP-së i kanë konfirmuar këto raste, por kanë thënë se “numri i tyre është i vogël”.

- Advertisement -