back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMbi 900 vetura janë në dispozicion të Qeverisë, e shumë të tjera...

Mbi 900 vetura janë në dispozicion të Qeverisë, e shumë të tjera merren me qira

Të ngjajshme

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të...

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Ekspertët të shqetësuar nga mungesa e këtyre katër vlerave ushqyese

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Automjetet zyrtare po vazhdojnë të përdoren e keqpërdoren nga zyrtarët e Shtetit. Mirëpo, askush deri më tash nuk është ndëshkuar. Në pronësi të Qeverisë janë afër 1 mijë vetura.

Më shumë se 900 vetura janë në dispozicion të qeverisë së Kosovës.

E vetëm 105 prej tyre janë jashtë përdorimit.

Qeveria e Kosovës, përdorimin e automjeteve, e kishte rregulluar prej kohës së UNMIK’ut. Aty, parashihej që veturat zyrtare mund të përdoreshin vetëm prej Ministrave, Zëvendësministrave, Sekretarëve Permanent dhe Shefave të Kabineteve.

Po ashtu ky udhëzim parasheh përdorimin 24 orësh të veturave gjithmonë për qëllime pune.

Por nga ajo që hasim më shumë është një numër i madh i zëvendësministrave veturat zyrtare i përdorimin edhe për frekuentimin e moteleve.

I fundit ishte zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Abdullahu i cili u pa në orët e vona të mbrëmjes që kishte përdorur veturën e shtetit. Madje kjo veturë ishte parkuar para një barnatoreje.

Por, edhe ordinanca që ndodhet një kat më lartë sipas burimeve të T7 është pronë e zv.Ministrit që vjen nga radhët e AKR.

Ministria pranon se zv.ministri mund t’a ketë shfrytëzuar veturën edhe për nevoja personale.

Me qeverisjen e Ramush Haradinaj, ministrat por edhe shumë institucione tjera do të kemi mundësi që të shohim edhe veturat e shtetit pa shkresën zyrtare, pasi që 7.2milionë € do të jepen për veturat me qira.

Ministra e Administratës Publike e cila mban evidencën e automjeteve, në një përgjigje për T7 ka thënë se në pronësi të Qeverisë dhe institucioneve janë 965 vetura.

Zyra e Kryeministrit i ka 19, ministritë dhe Dogana e Kosovës i kanë 965 vetura. Prej tyre në përdorim janë 861 vetura, jashtë përdorimit 105 vetura.

E vet Lekaj ka në dispozicion 10 vetura të cila thotë t’ia ketë dhënë Qeveria.

Kryeministri Haradinaj, në fillim të punës së tij si i pari i ekzekutivit kishte thënë se kushdo që keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohet, të njëjtën e kishte thënë se ministri Vadrin Lluka.

Por ndëshkime ende nuk kemi parë pavarësisht që vartësit e tyre nuk respektuan fjalën e shefit të qeverisë.

Haradinaj vetën në mujorin e parë si kryeministër ka harxhuar 5 mijë e 422 euro e 11 cent në derivate.

Në anën tjetër Kuvendi i Kosovës ka në përdorim 20 vetura dhe 4 kombibus, kurse kabineti i kryetarit, Kadri Veseli përdor 5 vetura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz