BallinaLajme“Mbi 80% e ndërmarrjeve nuk aplikojnë çmime të njëjta” – Autoriteti i...

“Mbi 80% e ndërmarrjeve nuk aplikojnë çmime të njëjta” – Autoriteti i Konkurrencës pranoi numër të madh ankesash për çmimin e naftës

Të ngjajshme

Nga 1 prilli bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton...

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

​A e ka nisur fushatën zgjedhore? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën...

Autoriteti i Konkurrencës ka konfirmuar se ka marrë disa raportime dhe shqetësime nga qytetarët lidhur me çmimet e derivateve të naftës në Kosovë. Këto ankesa lidhen kryesisht me rritjen e çmimeve në tregun lokal.

Autoriteti në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se të gjitha këto raportime po trajtohen me kujdes dhe po monitorohet vazhdimisht tregu, për të parë nëse ekzistojnë elemente të mundshme të shkeljes së ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

“Këto ankesa kryesisht kanë të bëjnë me rritjen e çmimeve në treg. Autoriteti është duke i trajtuar këto raportime dhe, në përputhje me kompetencat ligjore, po monitoron vazhdimisht tregun për të vlerësuar nëse ekzistojnë elemente të mundshme të shkeljes së ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit për lajmi.net.

Autoriteti ka theksuar për lajmi.net, se çmimet e derivateve varen nga disa faktorë kryesorë që ndikojnë njësoj tek të gjitha kompanitë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka nxjerrë një vendim për rregullimin e çmimeve të derivateve në mënyrë që të mbrohen konsumatorët dhe të sigurohet konkurrencë e ndershme në treg.

“Çmimet e produkteve të naftës lidhen ngushtë me një numër parametrash kryesorë që janë të njëjtë për të gjitha ndërmarrjet. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka nxjerrë vendim që synon rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës të përdorshme në transport, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme në tregun vendor”.

Ky vendim përcakton se:

Shitja me shumicë nuk mund të ketë marzh më të madh se 2 cent për litër.

Shitja me pakicë nuk mund të ketë marzh më të madh se 12 cent për litër.

Derisa nga ky autoritet kanë deklaruar për lajmi.net, se bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin e Tregut, Doganën dhe Administratën Tatimore për të siguruar mbikëqyrje të rritur dhe për të parandaluar çdo abuzim. Çdo ndryshim i çmimeve apo çdo përpjekje për t’i përcaktuar ato në mënyrë të ndaluar trajtohet me kujdes të veçantë.

Sipas Autoritetit, deri më tani nuk ka pasur tregues që kompanitë të kenë bërë marrëveshje të ndaluara për përcaktimin e çmimeve. Analiza e tregut tregon se mbi 80% e ndërmarrjeve nuk aplikojnë të njëjtat çmime, gjë që tregon se konkurrenca funksionon normalisht.

“Deri më tani, Autoriteti nuk ka konstatuar ekzistimin e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve, duke pasur parasysh se në tregun përkatës mbi 80% e ndërmarrjeve nuk aplikojnë çmime të njëjta”, kanë theksuar nga Konkurrenca.

Ndërkaq autoriteti i Konkurrencës rikujton se roli i tij është të sigurojë një treg të hapur dhe konkurrues, ku qytetarët nuk dëmtohen dhe ku bizneset respektojnë rregullat, duke garantuar kështu që çmimet e derivateve të naftës të reflektojnë realitetin e tregut dhe jo manipulime të paligjshme. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz