back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeMbi 61 vatra zjarri brenda 12 orëve në Kosovë, nëntë ende aktive

Mbi 61 vatra zjarri brenda 12 orëve në Kosovë, nëntë ende aktive

Të ngjajshme

Endrit Thaçi në mbështetje të Sami Lushtakut për garën në Skenderaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku,...

“Jetë e bukur”, Efi mahnitë me linjat trupore nga bregdeti

Ish- banorja e “Big Brother Vip Albania”, Efi Dhedhes...

Kush do ta shoqërojë Putinin në takimin me Trumpin?

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë...

Zjarret pyjore në Evropë arrijnë nivel rekord në vitin 2025

Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme...

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri në vend.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nëntë vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 52 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikëse, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim.

AME shton se nga vlerësimet dhe analizat e bëra, situata paraqitet e menaxhueshme, pasi të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet zjarrfikëse janë në terren.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz