Mbi 40 njerëz “vdesin nga etja” në Shkretëtirën e Saharasë
03
Lexo edheShikoni se çfarë gjen gruaja në një supë të peshkut (Foto)
Dyzetekatër veta kanë vdekur nga etja, pasi kamioni i tyre u prish në Shkretëtirën e Saharasë, në pjesën veriore të Nigerit, tha Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, duke u thirrur te të mbijetuarit.
Gjashtë gra të mbijetuara kanë arritur të ecin deri në Dirkou, një fshat i largët në Niger, tha zyrtari i Kryqit të Kuq, Lawal Taher, transmeton BBC.
Të mbijetuarat thanë se në mesin e të vdekurve ka dhë fëmijë.
Viktimat nga Gana dhe Nigeri raportohet se kanë bërë përpjekje të arrijnë në Libi.

Lexo edheShikoni se çfarë gjen gruaja në një supë të peshkut (Foto)
Taher, nga Kryqi i Kuq, tha se deri më tash askush nuk e ka vizituar lokacionin për të identifikuar trupat.
Rruga nga Nigeri në Libi është një nga kryesoret për migrantët që duan të arrijnë Afrikën e Veriut, përpara se të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë. /rel/