back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMbi 38 mijë persona marrin pensionin e veteranit, Komisioni nuk e ka...

Mbi 38 mijë persona marrin pensionin e veteranit, Komisioni nuk e ka dorëzuar listën e përfituesve pa meritë

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

38 mijë e 218 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë duke marrë pensione nga shteti. Këtë gjë e ka konfirmuar për Front Online, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Janë mbi 38 mijë e 218 veteranë nëse nuk gabojë, që i kanë marrë për këtë muaj pensione. Se sa veteranë kanë hequr dorë nuk e dimë”, ka thënë Gucati për Front Online.

Kryetari i OVL-UÇK-së, u ka bërë thirrje të gjithë atyre personave të cilët janë mirë financiarisht që të heqin dorë nga pensioni i veteranit.

“Është mirë që të gjithë ata veteranë që e ndiejnë veten që nuk kanë nevojë për këtë pension, të paraqiten në mënyrë vullnetare dhe të hiqen prej pensioneve që të mos e dëmtojnë së pari buxhetin e taksapaguesve të Kosovës, sepse ato janë para të qytetarëve të Kosovës. Kur të hiqen ata edhe Gjykatat dhe të gjithë do ta kenë më të lehtë që të mos ngritët ndonjë padi ose dënim ndaj tyre”, ka deklaruar ai për Front Online.

Për sa i përket numrit të veteranëve që gjenden pa meritë në lista dhe marrin para të taksapaguesve, Gucati ka hedhur fajin tek Komisioni për verifikimin e veteranëve, që ende nuk i ka dorëzuar listat.

“Komisioni Qeveritar ende nuk na i ka dorëzuar listat, e që është dashur të dorëzohen ato lista në organizatën tonë, dhe të dimë numrin e saktë se sa veteranë i kemi. Për momentin ne nuk e dimë se sa kanë hy në lista pa meritë. Gjithmonë ka spekulime”, ka konfirmuar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz