Mbi 100 persona të moshuar pa përkujdesje familjare. Ja sa gjenden në Skenderaj
03

Lexo edhePërmendet për postin e presidentit, flet Murat Jashari

Numri i personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Kosovë dita e ditës po rritet. Këtë e tregojnë edhe statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku numri i personave pa përkujdesje familjare në Kosovë është 117, shkruan Indeksonline.
Vetëm në SHPMPF në Prishtinë në muajin shtator kanë qenë 76 persona, gjashtë më shumë se në muajin janar.
Kurse, në shtëpinë e komunitetit në Skenderaj gjenden 18 persona.
Ndërsa në fshatin Gurakoc, tek shtëpia e komunitetit gjendën 15 persona, kurse në Graçanic janë 8 persona.

Lexo edhePërmendet për postin e presidentit, flet Murat Jashari
Në këto institucione ofrohen shërbime 24 orëshe ku përfshihen ushqimi, veshmbathja, terapia e punës, shërbimi social, etj.

