back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeMbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Të ngjajshme

Ilaç i ri kundër rënies së flokëve

Mijëra të rritur që vuajnë nga rënie e rëndë...

Durrës: Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, përfundojnë në spital

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M....

Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës.

Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment.

Ppas saj, lanë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpie.

Më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.

Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese. /Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz