Banorët e të dy fshatrave Plluzhinë e Ticë të Skenderajt kanë organizuar një pritje të veçantë për kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jasharin, transmeton Drenica Press.
Gjatë këtij takimi Bekim Jashari pranoj mbështetje të madhe nga banorët e këtyre fshatrave, ndërsa para këtyre banorëve Jashari tha: “Në këtë garë kam hyrë që të qeveris drejt dhe të jem pranë qytetarëve të Skenderajt tonë.
Ai shprehu falenderimin e tij për përkrahjen që po merr nga banorët e Skenderajt dhe tha se me gjithë qënien e tij do të jap maksimumin e tij që Skenderaj të qeveriset sa më drejt dhe sidomos familjeve të varfëra të ju dilet në ndihmë.
Në këtë takim për të përkrahur për kryetar Bekim Jasharin ishin edhe kandidatëtë për asamble komunale të Skenderajt nga PDK: Latif Smakiqi, Besarta Meha dhe Fatbardha Haliti. /drenicapress.info/